Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në raste të ndryshme, nën dyshimin se kishin vjedhur dy biçikleta njёra në vlerё prej 5000 euro, ndërsa tjetra në vlerë prej 4000 euro.
„Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, stacioni policor në Pejё, me datёn 30.09.2025, ka pranuar informacion se nё rrugën ‘Emrush Miftari’ nё Pejё, ёshtё vjedhur njё biçikletё nё vlerё prej pesё mijё (5000) euro. Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar, ku pas intervistimit, i dyshuari, me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në njoftim, raporton Arbresh.info.
Kurse me datёn 31.08.2025, Policia ka pranuar njё informacion se nё rrugën ‘Ramё Lajqi’ nё Pejё, ёshtё vjedhur njё motoçikletё nё vlerё prej katёr mijё (4000) euro.
„Pas njё pune intensive hetuesit e këtij stacioni kanё arritur ta arrestojnë njё person tё dyshuar (i mitur), ku pas intervistimit nga hetuesit, nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe punëtorit të Qёndrёs pёr Punё Sociale, i dyshuari me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt“, thuhet nw njoftim.
Biçikleta dhe motoçikleta u janë kthyer pronarëve legjitimë./Arbresh.info/
Largim i mbeturinave inerte sonte në disa lagje të Prishtinë...
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...