Shumë zyrtarë të subjekteve politike kanë nisur vizitat e tyre nëpër qytete të ndryshme të vendit duke takuar qytetarët. Në përgjithësi, analistët nuk e përjashtojnë mundësinë se kjo po bëhet si parapërgatitje për zgjedhjet e ardhshme.
Por, për njohësin e çështjeve politike, Belul Beqaj vizitat po bëhen më shumë për të konsoliduar raportet e cenuara. Ai në një prononcim për Indeksonline ka thënë se ato edhe mund të krijojnë imazh të mirë tek ndërkombëtarët, gjë të cilën po tenton ta bëj kreu i PDK-së, Kadri Veseli.
“Nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të zgjedhjeve vitin e ardhshëm. Por, vizitat janë më shumë në funksion të përforcimit të lidhjeve dhe raporteve të liderëve me elektoratin dhe bazën deleguese. Shumë pretendentë janë shfaqur për poste udhëheqëse në disa parti, ndërsa në disa parti ka nevojë për të konsoliduar raportet e cenuara nga largimi apo nga fakti se ende nuk janë të konsoliduara përveç Listës serbe, prandaj është edhe i natyrshëm intensiteti i tillë, mbase edhe duke krijuar imazh më të mirë ndërkombëtar siç është duke bërë edhe lideri i PDK-së”, ka thënë Beqaj.
Ndërsa, për analistin Mazllum Baraliu është Lëvizja Vetëvendosje ajo që është treguar më e rregullta në takime me elektoratin dhe me punët në terren. Megjithatë, ai thotë se subjektet kanë nuhatur afrimin e zgjedhjeve dhe kanë nisur aktivitetet e tyre.
“Gjykuar nga përvojat e kaluara dhe veprimet e subjekteve politike në parim pothuajse të gjitha, me pak dallime, Vetëvendosja është ajo që ishte më e rregullt të paktën deri më tani që nuk janë nda me punë në terren. Mendoj që më tepër edhe një parapërgatitje nga disa subjekte politike të cilat janë aktive në terren sikur të kishte një datë të caktuar për zgjedhje. Ka një nuhatje të liderëve që shpesh herë po lënë detyrat e tyre institucionale anash dhe po dalin në terren e po masin pulsin e elektoratit të tyre dhe po i mobilizojnë ata për zgjedhje nacionale të parakohshme”, ka thënë Baraliu për Indeksonline.
Sipas tij, në përgjithësi të gjitha partitë kontaktojnë dhe e dëgjojnë pak elektoratin e tyre pasi ua marrin votat.
Lionel Messi i dërgon mesazh Barcelonës pasi fituan titullin...
Helen Fraser nis dëshminë në gjykimin ndaj Thaçit dhe tjerëv...
Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...