Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të mërkurën (nesër) do të ndalohet qarkullimi i lëvizjes në disa rrugë.
Krejt kjo për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare të Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili pritet të vizitojë Kosovën, shkruan arbresh.info.
“Me datën 18 dhe 19.05.2022, në Republikën e Kosovës do të qëndroi për vizitë zyrtare presidenti i Republikës së Malit të Zi, së bashku me një delegacion shoqërues të presidencës. Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit dy ditorë të delegacionit shtetëror në Kosovë. Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës zyrtare nën përcjellje dhe sigurim sipas itinerarit të lëvizjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurta kohore), të disa segmenteve rrugore ku pritet të kalojë eskorta, si dhe në lokacione të caktuara ku parashihen të realizohen aktivitete zyrtare”, bënë të ditur polici.
Njëkohësisht për të mundësuar qarkullimin dhe riorientimin e trafikut në rrugë alternative në lokacionet ku pritet të kalojë eskorta do të angazhohen zyrtarë policorë të njësiteve relevante, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik./arbresh.info/
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...