Njësitë e Policisë së Kosovës janë në teren dhe gjithçka është nën kontroll dhe po shkon sipas planit, ka deklaruar zëvendës komandanti rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Besim Hoti.
“Policia është në detyrë dhe të gjithë komandantëve u është kërkuar që të ndalojnë pushimet e fundjavës dhe të gjinden në terren”, ka thënë ai për Tanjug, transmeton portali arbresh.info.
I pyetur se cila njësi është përfshirë në sigurimin e kësaj vizite, ai tha se janë të ngarkuara njësitë e Policisë së Kosovës.
“Tani për tani, gjithçka po ecën mirë dhe nuk ka asnjë informacion për ndonjë eskalim të situatës”, tha ai.
“Ne presim që e gjithë kjo të kalojë në mënyrë paqësore dhe të përfundojë sipas planit”, shtoi Hoti.
Në orën 14:00 pritet ardhja e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Kosovë./Arbresh.info/
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...