Presidenti, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë, Johannes Hahn lidhur me çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Kam pasur një bisedë telefonike shumë të mirë me Hahn për çështje të rëndësishme në marrëdhëniet BE-Kosovë, duke përfshirë hapat e ardhshëm në procesin e vendimmarrjes së BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka shkruar kreu i shtetit kosovar në llogarinë e tij në Twitter.
Thaçi njëherit ka shkruar se e ka informuar komisionerin e BE-së për Kosovën për heqjen e vizave. “E informova komisionerin për gatishmërinë dhe shpresat tona për këtë moment të rëndësishëm”.
Begaj për Rugovën: Vizioni i tij për Kosovën sot është reali...
Nuk ndalet Ronaldo, realizon golin e 960 në karrierë
LDK thërret për nesër konferencë për media
Gerrard mendon se Liverpooli duhet t’i jap më shumë ko...
Talenti i ri dardan, Indrit Mavraj transferohet tek Lechia G...
Kamberi: SHBA-ja kërkon përgjegjësi nga Beogradi për diskrim...