Demush Shasha, Drejtor Ekzekutiv në Institutin e Kosovës për Politika Evropiane, vlerëson se është e pamundur që Bashkimi Evropian ta marrë një vendim për Kosovën para zgjedhjeve në Parlamentin Evropian.
“Sa i përket konkretisht, lidhshmërisë mes liberalizimit të vizave dhe zgjedhjeve në Parlamentin Evropian, konsideroj se zgjedhjet janë pengesë praktike në procesin e liberalizimit të vizave pasi që pushimi i punës së Parlamentit Evropian deri në konstituimin e përbërjes së re të Parlamentit do parandaloj votimin për plotësim ndryshimin e Rregullores 539/2001 dhe përfundimin e procesit institucional vendimmarrës brenda institucioneve të BE-së për të mundësuar qytetarëve Kosovës lëvizjen e lirë. Kjo është e pamundur,” është shprehur Shasha për arbresh.info.
Vonesat, ai i bazon edhe në mungesën e aktgjykimeve dënuese të profilit të lartë, që do të dëshmonte luftën krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Sidoqoftë, institucionet e Kosovës duhet të fokusohen në vazhdimin e përmbushjes së të gjitha 95 kritereve që dalin nga udhërrëfyesi për liberalizimin e vizave, me theks të veçantë në fushën e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, ku dy vite pas kërkesës së Komisionit Evropian për përmbushjen e kriterit të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ne ende s’kemi asnjë aktgjykim dënues të profilit të lartë,” vlerëson Shasha.
Nëse Kosova shënon progres të shtuar në këtë drejtim, procesi i liberalizimit të vizave mund të kthehet në agjendën e institucioneve të BE-së, pas zgjedhjeve të Parlamentit Evropian, dhe të progresoj në kuadër të gjashtë hapave procedural të mbetur për të siguruar lëvizje të lirë të qytetarëve të Kosovës./arbresh.info/
Turqia merr masat e para për luftën e mundshme mes SHBA-së d...
OVL-UÇK sot mban konferencë për media
Trump thyen rekord për fjalimin më të gjatë për Gjendjen e K...
Parashikimi i motit për këtë të mërkurë në Shqipëri
Kryetarja Haxhiu pret sot në takim ministren Spiropali
Konjufca pret sot në takim Spiropalin, paralajmërojnë dhe ko...