“Skriningu Neonatal”, apo zbulimi i hershëm i sëmundjeve të rënda dhe gjenetike tek të posalindurit, po fillon për herë të parë në vendin tonë.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndëtësisë, Arben Vitia i cili tha se dje filloi trajnimi i stafit në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK dhe spitaleve rajonale për kryerjen e testimeve dhe menaxhimin e rasteve të identifikuara, shkruan Arbresh.info.
“Ky test i thjeshtë, i cili realizohet brenda 24-48 orëve pas lindjes, ndihmon në zbulimin e hershëm të shumë sëmundjeve.”, tha ai.
“Sëmundje që mund të mos kenë shenja menjëherë, por që mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës në të ardhmen.”, shtoi Vitia.
Vitia theksoi se kjo është një nga arritjet më të rëndësishme në mjekësinë parandaluese dhe do të ndikojë ndjeshëm në uljen e vdekshmërisë dhe komplikimeve te foshnjat e porsalindura./Arbresh.info/
Njëri nga të akuzuarit alivanoset pas vendimit për 10 vjet b...
Kosova s’do të ketë më terminale private
Sulme me dronë godasin rafineritë kryesore të naftës në Kuva...
Në ditën e fundit të Ramazanit, mijëra myslimanë luten në Qa...
E goditi në fytyrë, ndalohet personi që sulmoi Alaudin Hamit...
Vitia: Gjendja e 5-vjeçarit nga Lipjani është stabile, ka ni...