Një incident i dyshimtë ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ku vetura private e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së, Dr. Osman Hajdari, është dëmtuar në rrethana ende të paqarta.
Ndaj këtij rasti ka reaguar ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili tha se kushdo që ka provuar të vendos sprovë në shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë, përcjell Arbresh.info.
“Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë. Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë”, ka shkruar Vitia në llogarinë e tij në Facebook.
Ndryshe nga ky sulm nuk ka persona të lënduar përveç dëmeve materiale.
Ndërsa ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Dr. Osman Hajdari, ka thënë se këtë akt e sheh si një tentativë për ta penguar në përpjekjet e tij për vendosjen e rendit dhe ligjshmërisë në QKUK./Arbresh.info
LEXO EDHE:
“Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo ...
Vojvoda me super mesazh motivues: Qajmë dhe qeshim së bashku
Haxhiu: Demonstratat e vitit 1981 krijuan një ndërgjegjësim ...
Policia parandalon një rast të vjedhjes së pyllit në fshatin...
Dogana: Në muajin mars të hyrat arritën në 431 milionë euro
Gjykata refuzon kërkesën e Thaçit, ZPS-së i lejohet dorëzimi...