Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot ka zhvilluar një takim virtual me homologun e tij të Norvegjisë, Bent Høie me të cilin u dakorduan që të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror.
Kështu u bë e ditur përmes një statusi në rrjetin social në Facebook të Ministrisë së Shëndetësisë, ku po ashtu është shkruar se Vitia e ka falënderuar homologun e tij norvegjez për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e çmuar për sektorin e Shëndetësisë me theks të veçantë në përballjen me COVID-19.
“Sot, Ministri Vitia realizoi një takim virtual me Ministrin e Shëndetësisë së Norvegjisë, Bent Høie. Høie fillimisht e uroj ministrin Vitia për marrjen e detyrës dhe e uroj për punë të mbarë në menaxhimin e pandemisë. Ministri Vita e falënderoj Høie për përkrahjen e vazhdueshme dhe ndihmën e çmuar të Norvegjisë për sektorin e Shëndetësisë me theks të veçantë në përballjen me COVID-19. Për fund, ministri Vitia shtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e saj janë të përkushtuar ndaj vlerave dhe normave evropiane dhe u dakorduan të ngrisin nivelin e bashkëpunimit ndërshtetëror”, është shkruar në Facebook./arbresh.info/
“Taksë prej 10 eurosh për çdo automjet që hyn në Prishtinë”,...
Deputetja e VV-së thotë se kanë kërkuar nga opozita që të pr...
Dy shtetas turq u rrahen mes vete në Prishtinë
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestoh...
AKB: Paga e 13-të vetëm për sektorin publik është diskriminu...
Haradinaj: Qindra shqiptarë u ekzekutuan në Lybeniq dhe zonë...