Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka treguar se kur do të arrijnë dozat e dyta të vaksinave AstraZeneca në Kosovë.
“Kontingjenti i dytë i vaksinave AstraZeneca pritet të vijë nga fundi i prillit ose fillimi i majit, kështu na kanë thënë nga mekanzimi COVAX. Jemi duke punuar vazhdimisht që të kemi edhe doza të tjera vaksinave kundër COVID-19”.
Vitia në një konferencë për media, gjatë vizitës që ka bërë në sallën “1 Tetori” ku ka filluar vaksinimi i personave mbi 85 vjeç, ka theksuar se janë duke kontaktuar edhe me kompani të tjera për të sjell doza të vaksinave në Kosovë.
“Ne jemi në diskutime intensive me kompani prodhuese të vaksinave. Pos kësaj, jemi në kontakt edhe me shtetet mike për sjelljen e vaksinave anti COVID-19 në Kosovë. Deri tani akoma nuk kemi asnjë përgjigje nga ato vende sa i përket mundësisë së sjelljes së vaksinave”, ka thënë Vitia.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...