Që nga e diela në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Deçan numër i madh i banorëve janë duk u trajtuar si shkak i një helmimi që dyshohet të ketë qenë nga uji i pijshëm.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia në mbledhjen e Qeverisë, ka deklaruar se disa mostra të këtij helmimi do të dërgohen edhe jashtë vendit për analiza më specifike, e të cilat sipas tij nuk mund të bëhen në Kosovë.
“Me tu bërë lista nga materialet e domosdoshme për pacientët, MSH ka reaguar menjëherë dhe një pjesë e mirë e barnave është dërguar dje kurse do të vazhdojmë me dërgimin e materialeve sipas nevojës. Janë bërë edhe disa analiza shtesë që kanë dalë negative në virozat më të zakonshme që shkaktohen. Disa mostra do të dërgohen edhe jashtë vendit për analiza më specifike që nuk mund të bëhen në Kosovë. Sot është situata më e qetë, ka fluks më të vogël të pacientëve”, tha Vitia./arbresh.info/
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Mot të ndryshueshëm me periudha shiu
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...