I pari i Lëvizjes Vetë vendosje, Visar Ymeri së fundi ka qenë pjesë e Këshillit të Internacionales Socialiste që po mbahet në selinë e OKB-së në New-York.
Me këtë rast Ymeri ka theksuar se në mbledhjen në fjalë janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat sociale demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Nga Këshilli i Internacionales Socialiste i cili po mbahet në Selinë e OKB-së në New York. Në këtë mbledhje të Këshillit janë duke u diskutuar vlerat dhe politikat social demokratike për një botë më të drejtë, më të barabartë me mirëqenie për popujt e mjedis të pastër, nevoja për ta mbrojtur demokracinë në vendet ku ajo është e rrezikuar si dhe fuqizimi i multilateralizmit drejt paqes së qëndrueshme.
Këshillit dje iu drejtua edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i cili më herët ka qenë edhe Kryetar i Internacionales Socialiste.
Është hera e pestë që Lëvizja VETËVENDOSJE! merr pjesë në mbledhjet e Internacionales Socialiste.

Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...