Nënkryetari PSD-së, Visar Ymeri kujtoi veprimtarin e shquar të çështjes kombëtare, Adem Jasharin.
Ne një postimi ne facebook, Ymeri e cilësoi Demaçin të guximshëm, idealist e liridashës që nuk dorëzohej në asnjë situatë.
Postimi i plote:
“Baca Adem Demaçi ngërtheu në vete tërë dimensionin e qenies politike. Ishte intelektual që nuk mashtrohej dot. Ishte i guximshëm dhe nuk thyhej dot. Ishte i qëndrueshëm dhe nuk dorëzohej dot. Ishte idealist dhe nuk korruptohej dot. Ishte liridashës dhe nuk robërohej dot. Ishte i thellë e mendjehapur, nuk dogmatizohej dot. Ishte universalist dhe nuk partikularizohej dot. U qëndroi të gjithëve, të gjitha situatave, të gjitha vështirësive e përndjekjeve, ndërskamcave e shpifjeve.
I lehtë i qoftë dheu!
E përjetshme qoftë lavdia e tij!
I përhershëm qoftë kujtimi për të!”./arbresh.info/
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo