Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i ka reaguar presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq pas deklaratës së tij se Serbia largohet nga Këshilli i Evropës (KiE), nëse pranohet Kosova.
Viola von Cramon, përmes një postimi në “X”, shkruan se sigurisht që Serbia nuk do të largohet nga kjo organizatë.
“Sigurisht që Serbia nuk do të largohet. Biseda nuk duhet t’i bëjë përshtypje askujt. Anëtarët e Këshillit të Evropës do të vendosin vetë se kë do të pranojnë. Nuk e di se çfarë flet kundër anëtarësimit të Kosovës”, shkruan raportuesja, raporton Arbresh.info

Ndryshe mbrëmë ( e premte) Vuçiqi ka thënë se largimi i shtetit që drejton nga Këshilli i Evropës është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në këtë organizatë ndërkombëtare.
“Ju e bëni atë [pranimin e Kosovës] dhe pastaj do të shohim nëse Serbia qëndron në KiE ose jo”, ka thënë Vuçiq për TV Prva,
LEXO EDHE:
Vuçiq paralajmëron tërheqje të Serbisë nga KiE nëse pranohet Kosova
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...
Rreth 60 persona intervistohen në Policinë e Gjakovës për ma...
Vetëvendosje dorëzon në polici kërkesë për hetim të kontratë...
Ish-presidenti i FIFA-s, Blatter, bën thirrje për bojkotimin...
Policia në Gjakovë arreston dy persona të dënuar, ishin në a...
Dallaveret me vota, Kryeprokurori i Gjakovës del në konferen...