Njësia rajonale e trafikut rrugor të Prishtinës, po vazhdon zbatimin e kontrolleve të shtuara në trafikun e qyteteve dhe fshatrave me veturat inteligjente, pasi që të njëjtat janë të pajisura me teknologji të avancuar për njohjen automatike të targave, duke mundësuar veprim të shpejtë dhe efikas.
Sipas njoftimit, qëllimi i këtyre kontrolleve është rritja e sigurisë në komunikacion dhe parandalimi i aksidenteve, përmes identifikimit dhe ndëshkimit të shkeljeve për mos respektim të kodit rrugor si dhe sjellje të papërgjegjshme në komunikacion, shkruan Arbresh.info.
“Vëmendje e veçantë do ti kushtohet tejkalimit të shpejtësisë, përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, mos vendosjes së rripit të sigurisë, tejkalimeve të rrezikshme, si dhe veturave të paregjistruara.”, njofton policia.
“Policia ua rikujton pjesëmarrësve në trafik se shkeljet e kodit rrugor nuk tolerohen dhe do të trajtohen me seriozitet për të garantuar sigurinë në rrugë për të gjithë pjesëmarrësit. Inkurajojmë të gjithë qytetarët të raportojnë shkeljet në trafik në numrin 192 apo përmes aplikacionit Lajmëro Policinë.!, thuhet tutje në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën