Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës për Rehabilitim dhe Arsimim, e cila parashihet të jetë një qendër për fëmijët dhe të rriturit me autizëm, Sindromin Down dhe ata me aftësi të kufizuara.
Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Konjufca u shpreh i lumtur që ishte pjesëmarrës i kësaj ceremonie që shënon fillimin e një projekti shumë të rëndësishëm, i pari ky në Kosovë, për të cilin përgëzoi iniciatorët dhe mbështetësit për ndërtimin e saj.
“Ky projekt që po ndodh tani është shembull tipik se si rezulta tet e mira vijnë nga bashkimi i forcave nga të gjitha anët. Është bashkim i forcave të Qeverisë për të ofruar këtë vend, i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’ për të ofruar të gjithë investimet dhe ideimin e projektit, si dhe më pas implementimin dhe realizimin e tij”, theksoi kryetari Konjufca, duke potencuar gjithashtu edhe mbështetësit e tjerë, si Bekim Jashari dhe donatorët e shumtë, si Behgjet Pacolli dhe të tjerët të cilët kanë ofruar edhe mbështetjen e drejtpërdrejtë financiare që ky projekt të realizohet.
Kreu i Kuvendit shtoi se sa një shoqëri është e civilizuar matet me kapacitetet që i ka për t’u kujdesur dhe për të trajtuar për persona të tillë.
“Ne në Kosovë po bëjmë gjithçka që është e mundur, duke filluar prej legjislacionit në Kuvend dhe përmirësimit të vazhdueshëm të ligjeve, deri te bashkimi i forcave të të gjithëve, që këto projekte të mira dhe të nevojshme të realizohen në vendin tonë”, tha kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca./Arbresh.info/
Nesër përpjekja e 32-të për konstituimin e Kuvendit
Sulmet izraelite në Gazë vrasin të paktën 16 palestinezë
Distria Krasniqi i nis furishëm garat në Kampionatin Botëror
Në Vrellë të Istogut u bë rivarrimi i 34 dëshmorëve të kombi...
KFOR-i amerikan patrullon në vijën kufitare me Serbinë
Irani kërcënon bazat e SHBA-së, Britanisë dhe Francës: Mos m...