Një veturë është vjedhur në oborrin e shtëpisë së pronarit të veturës në Kamenicë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, hajni është identifikuar nga ankuesi ku më pas është gjetur vetura dhe është arrestuar i dyshuari.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Kamenicë 29.07.2023-19:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se në oborrin e shtëpisë së tij i është vjedhur vetura nga një person i dyshuar, te cilin ankuesi e ka identifikuar. Pas kërkimit nga njësitet policore është gjetur vetura dhe është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Kosova riafirmon mbështetjen për Ukrainën
Rikthehet në normalitet transporti publik në Shqipëri, opera...
Kurti pret në takim deputetin e ardhshëm zviceran Arbër Bull...
Ministria e Jashtme e Pakistanit: Bisedimet SHBA-Iran serioz...
Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për menaxhimin...
Mbi 3500 mësues protestojnë në Ankara pas sulmeve në shkolla