Një rast vjedhje e rëndë ka ndodhur të dielën në Prishtinë, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, dyshohet se persona të panjohur ankuesit i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë te konsiderueshme të cilat i kishte pasur në çantën e tij, shkruan Arbresh.info.
Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitar.
“Prishtinë 05.04.2026-05:13. Dyshohet se nga persona të panjohur ankuesit mashkull kosovar i kanë vjedhur para të gatshme në vlerë te konsiderueshme të cilat i kishte pasur në çantën e tij. Lidhur me rastin janë intervistuar gjashtë dëshmitarë; katër femra dhe dy meshkuj shtetas të huaj të cilët kishin qenë së bashku me ankuesin. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...
Trump ia zgjat afatin Iranit për hapjen e Ngushticës së Horm...
Sulmohet gjyqtari në një ndeshje futbolli në Obiliq, arresto...