Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Donald Trump, në fushatën e tij zgjedhore ka përmendur çështjen e marrëveshjes ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në praninë e tij.
Trump tha se krerët e Kosovës dhe Serbisë pas arritjes së marrëveshjes ishin përqafuar në “Zyrën Ovale”, raporton arbresh.info.
Ai tha se kjo ishte një gjë e bukur ta shihje.
“Kosova dhe Serbia, ata po vriten për shumë vjet, thjeshtë po vriten mes vete. Janë disi si izraelitët dhe palestinezët. Pse po ndodhte një gjë e tillë? Kanë dallime, edhe dallime fetare”.
“Kështu që iu thashë: “Dëgjoni, të bëjmë marrëveshje, marrëveshje ekonomike. Erdhën në zyrën time, Zyren Ovale për të nënshkruar dhe ata po e përqafonin njëri tjetrin. Ishte gje e bukur ta shihje, shpëtuam aq jetë”./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...