Katër persona janë lënduar në një aksident në Gjakovë, mes tyre dyshohet të jenë tre prokurorë të Prokurorisë së Gjakovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për Rajonin e Gjakovës, Nusret Gjurkaj, thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, në fshatin Qerim të Gjakovës.
“Janë aksidentuar dy automjete në përball-kalim, dhe katër persona janë lënduar”, bën të ditur Gjurkaj.
Ai shton se personat kanë marrë tretman mjekësor.
Për më tepër policia është në vendin e ngjarjes, dhe vazhdon hetimet në lidhje me shkaqet që shkaktuan aksidentin./arbresh.info/
Burgimi i përjetshëm për Dardan Krivaqën, avokati thotë se d...
Sinani takon ambasadorin Jashari, diskutojnë për zhvillimet ...
Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative
Situata në Lindjen e Mesme, anulohet miqësorja SHBA-Shqipëri
Pas votëbesimit në Kuvend, ministrat e rinj të qeverisë Rama...
Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal