Ndihmësja e sekretarit amerikan për Evropë dhe Euroazi, Victoria Nuland do ta vizitojë Ballkanin Perëndimor nga 11 deri më 14 korrik, duke përfshirë edhe Kosovën, ka theksuar sot State Departmenti.
Sipas burimeve të Indeksonline, Nuland në Kosovë do të qëndrojë më 12 dhe 13 korrik (e diel dhe e hënë).
Po ashtu bëhet e ditur se Nuland e cila vlen si “dorë e djathtë” e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, në turnin Ballkanik do të jetë e shoqëruar edhe me ndihmësen amerikane të sekretarit të Mbrojtjes për Ukrainë, Rusi dhe Euroazi, Eveline Farkash.
Përvec Beogradit, State Departmenti ka njoftuar se Nuland, përveç Prishtinë, nga 11 deri më 14 korrik me ekipin e asaj do ta vizitojë edhe Podgoricën, Beogradin, Tiranën dhe Shkupin, ku do të takohet me krerët me të lartë të qeverive, liderët politikë dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.
Në Kosovë dhe në Serbisë, sipas njoftimit të SD-së, Nuland para se gjithash do të bisedojë për dialogun e Brukselit ndërmjet dy shteteve dhe përparimin në implementimin e marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve.
Në Prishtinë, Nuland, sipas burimeve të Indeksonline, do t’i bëjë presion krerëve të shtetit që sa më parë të riprocedojnë në Kuvendin ndryshimin e amendamentit kushtetues që i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale.
Nuland do të merr pjesë edhe në “Croatia Forum” që po mbahet në Dubrovnik ku po merr pjesë edhe zv/kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ajo më 11 korrik (të shtunën) do të jetë pjesë e delegacionit presidencial amerikan me rastin e shënimit të 20 vjetorit të masakrës së Srebrenicës.
PSG demolon Marseillen dhe fiton derbin e Francës
Esposito: Paraburgimi në Shqipëri pesë herë më i lartë se me...
Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të...
Tentoi dy herë, por Elijona refuzoi ta puthte Klodin në buzë
Fituesja e Nobelit për Paqe, Narges Mohammadi, dënohet me 6 ...
Pacolli ndan pamje nga avioni të Swissdiamond Boutique Hotel...