Shefi i misionit të Vëzhguesve të BE-së në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit Alojz Peterle ka thënë se këto zgjedhje në përgjithësi kanë qenë të qeta me përjashtim të pjesëve me shumicë serbe.
Peterle, në një konferencë për media ku u paraqitën rezultatet preliminare të vëzhgimit të zgjedhjeve tha se në pjesët me shumicë serbe ka pasur presion dhe frikësim të votuesve dhe se reagimi i Prokurorisë dhe Policisë ka qenë jo në nivel të kënaqshëm, shkruan arbresh.info.
Ai ka përmendur si probleme më të mëdha votimin familjar dhe numrin e madh të vëzhguesve nga disa subjekte politike.
“Zgjedhjet e hershme të 11 qershorit ishin me të vërtetë konkurrente në pjesën më të madhe të Kosovës. Mirëpo zgjedhjet u ndikuan negativisht nga dobësitë e kamotshme në veçanti, listat e votuesve të pasakta si dhe një sistem zgjedhor që është i hapur për mashtrim dhe me mangësi sidomos për votimin jashtë Kosovës. Në pjesën serbe kemi pasur proces të prishur nga frika dhe kemi pasur reagim jo të nevojshëm nga Prokuroria dhe Policia”, tha Peterle.
Sipas tij, probleme të evidentuara janë edhe mungesa e informimit të votuesve dhe po ashtu prezenca në lista të votuesve edhe të personave të vdekur.
Peterle ka përmendur po ashtu si mangësi edhe votuesit jashtë Kosovës duke thënë se një pjesë e vogël e tyre nuk kanë arritur të votojnë.
“Procesi i votimit jashtë Kosovës është ndikuar nga korniza kohore e shkurtuar. Vetëm një pjesë e vogël e tyre kanë aplikuar dhe janë regjistruar për të votuar”, është shprehur Peterle./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1446794305385657/
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...