Një vëzhgues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në shkollën “Sami Frashëri” në Podujevë, është parë duke mbajtur maskën me numër të kandidatit për kryetar të kësaj komune, Nexhmi Rudari.
Këtë e kanë bërë të ditur vëzhguesit e zgjedhjeve, ndërkaq kanë treguar që personi në fjalë është detyruar ta heqë maskën me numrin e kandidatit për kryetar të Podujevës, Nexhmi Rudarit.

Ndërkohë, në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, të drejtë vote kanë 87 mijë e 381 votues, të cilët do të mund të votojnë në 45 qendra të votimit me 115 vendvotime, raporton Express.
Në garë për të parin e Podujevës, për një mandat njëvjeçar, janë Nexhmi Rudari nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Shpejtim Bulliqi nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Naim Fetahu nga Partia Demokratike e Kosovës.
Zgjedhjet në Podujevë, ishin paraparë të mbaheshin më 15 mars, por për shkak të përhapjes së koronavirusit, ky proces u pamundësua.
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...