Serbët lokalë janë duke vazhduar protestat në veri, ndërsa grupe të ndryshme po bëjnë edhe disa veprime provokuese ndaj Policisë së Kosovës dhe KFOR-it amerikan por edhe ndaj veturave tjera.
Këto grupe kanë vendosur mbishkruar në automjetet e KFOR-it disa simbole të tyre si dhe kanë vendosur një flamur të Serbisë mbi veturën e Policisë së Kosovës.


Më herët ata kanë tentuar dhunshëm të hyjnë në Komunën e Zveçanit, ndërsa kanë refuzuar thirrjes së NATO-s që të shpërndahet masa.
Policia e Kosovës më herët ka njoftuar se ka ndërhyrë në Zveçan, pasi protestuesit kanë bërë veprime të dhunshme, ndërsa KFOR-i përmes një komunikate për media ka njoftuar se ka shtuar praninë në komunat veriore, transmeton Telegrafi.
“Mëngjesin e sotëm, misioni i KFOR-it i udhëhequr nga NATO ka shtuar praninë e tij në katër komunat e veriut të Kosovës, pas zhvillimeve të fundit në zonë. Qëllimi i pranisë së KFOR-it është të sigurojë një mjedis të sigurtdhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin e tij nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të përmbahen nga veprimet që mund të nxisin tensionet ose të shkaktojnë përshkallëzim”, njofton KFOR
Tensione në veri ka pasur që nga dita kur kryetarët e rinj kanë pranuar zyrtarisht detyrën e tyre.
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...