Tre persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku të ndodhur të hënën mbrëma në Suharekë, ku një veturë është përplasur në një shtëpi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka thënë për Arbresh.info se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Bytyqi ka thënë se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.
“Me datë 30.03.2025, rreth orës 22:50 është raportuar se ka ndodhur një aksident te rrethrrotullimi në rrugën ‘Skënderbeu’ në Suharekë. Deri te aksidenti ka ardhur ngase ngasësi i automjetit nuk e përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe ka humbur kontrollin e automjetit, si pasojë ka goditur një shtëpi. Nga aksidenti përveç dëmeve materiale tre persona kanë pësuar lëndime, njëri nga ata lëndime të rënda”, ka thënë ai. /Arbresh.info
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...