Si pasojë e një aksidenti trafikut të ndodhur sot në rrugën lokale të fshatit Nakadovc të Vushtrrisë, kanë mbetur pesë persona të lënduar.
Lajmin e konfirmoi për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitit.
Sipas tij, aksidenti raportohet te ketë ndodhur rreth orës 15:00.
“Në aksident ishin te përfshira një automjet civil dhe një ekskavator, ku si pasojë e aksidentit lëndime kanë pësuar pesë persona qe gjendeshin në veturë, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor ne QKMF Vushtrri dhe me pas janë transferuar për në QKUK”, tha ai.
Shkaktar i aksidentit konsiderohet të ketë qenë pakujdesia e drejtuesit të ekskavatorit i cili ndodhej në lëvizje.
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë