Një grua është goditur për vdekje nga një veturë në fshatin Kopiliq i Poshtëm i Skenderajt, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, drejtuesi i veturës është arrestuar pasi që nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes, ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, shkruan Arbresh.info.
Trupi i pajetë është dërguar në IML ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fsh. Kopiliq i Poshtëm , Skenderaj 04.12.2024- 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qe nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë se lëvizjes, me veturën e tij e ka goditur këmbësoren viktimën femër kosovare, të cilës i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse .Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar qe trupi i viktimës te dërgohet për autopsi ndërsa i dyshuari te dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Lëndimi i Gonzales ‘goditje’ e madhe për Atletic...
Kurti në Podujevë premton zhvillim ekonomik e mirëqenie për ...
U tranfserua në verë tek Milani, por Rosonerët e vendosin në...
Molotov drejt Kryeministrisë në Tiranë, lëndohen dy policë
Osmani shpreh ngushëllime për vdekjen e Shemit: Kujtimi dhe ...
Muçi vazhdon formën e shkëlqyer, por skuadra e tij mposhtet