Një veturë në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka goditur një tufë derrash të egër.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në Duhel. Zëdhënësi Baki Kelani, tha për arbresh.info, vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore, por në gjendje stabile.
“Nga informacionet që kemi nga terreni, ju njoftojmë se rreth orës 19:40 në autostradën ,,Ibrahim Rugova” km-39 në Duhel një veturë me targa vendore ka goditur një tufë derrash të egër. Njësia e hetimeve dhe patrullat policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë siguruar lëvizjen e automjeteve në autostradë”, tha Kelani.
Në vendin e ngjarjes sipas tij përveç njësive përkatës policore kanë dal edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë tërhequr derrat e egër.
“Në vendngjarje kanë dal edhe njësitë relavante për mirëmbajtje të rrugës. Në lidhje me rastin në vendngjarje kanë ardhur edhe shoqata e gjuetarëve të cilët i kanë tërhequr derrat e egër. Vozitësi i veturës ka marrë lëndime trupore si dhe sipas informacioneve qe kemi deri tash gjendja e tij është stabile. Rreth orës 21:30 rruga është hapur plotësisht për qarkullim”, ka thënë Kelani./arbresh.info/
Arrestohet një person i dyshuar, iu gjetën 5 kg substancë na...
Chelsea ndëshkon Fernandezin, mesfushori përjashtohet për dy...
Tragjedi në Durrës, 17-vjeçari ndërron jetë gjatë orës së fi...
Njoftim nga KEDS për punimet në rrjet për datat 4 – 8 ...
Sa mund të zgjasin rezervat e naftës të BE-së?
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...