Një këmbësor është goditur nga vetura këtë pasdite në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, këmbësori është dërguar për tretmar mjekësor.
“Rreth orës 16:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një automjet”, tha Ahmeti.
“Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor., shtoi ajo.
Me rastin po merret njësiti i trafikut./Arbresh.info/
Rama reagon ndaj Iranit për protestat në Zvërnec
Aktakuzë ndaj 6 personave në veri
Votimi me postë: KQZ ka aprovuar mbi 7 mijë pako me fletëvot...
Gjermania, Franca dhe shtetet e Beneluksit propozojnë të dre...
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht