Sot rreth orës 11:00, në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë, vetura ka goditur këmbësorin.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se viktima ishte duke kaluar në vendkalimin për këmbësorë në momentin që është goditur nga vetura.
“Sot rreth orës 11:00, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, tha Ahmeti.
Ajo ka shtuar se hetuesit e Njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin. /arbresh.info/
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?
Pse ndryshon ora e Iftarit çdo natë?
Një natë pa gjumë dëmton shëndetin mendor dhe fizik
Maqedonci: Nata e Zjarreve mban gjallë amanetin e të rënëve ...
Shpëtohet shtetasja italiane në zonën e Brezovicës