Një aksident trafiku ka ndodhur të martën në fshatin Tërpezë të Vitisë.
I dyshuari ka humbur kontrollin ndaj veturës dhe godet një mur të një shtëpie, shkruan arbresh.info.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe pasagjerja të cilët kanë marr tretman mjekësor ndërsa vozitësi i veturës është ndaluar për trajtim të mëtutjeshëm.
Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës me ngrica.
“Fsh. Tërpezë , Viti 14.01.2020-07:30. I dyshuari mashkull K-Shqiptar deri sa ishte duke drejtuar veturën, nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës me ngrica, humb kontrollin ndaj veturës dhe godet një mur të një shtëpie. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i veturës dhe pasagjerja –viktima femër K-Shqiptare. Pas tretmanit mjekësorë pasagjerja lirohet për në shtëpi ndërsa vozitësi i veturës ndalet për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raport të Policisë./arbresh.info/
Ushtria izraelite sulmon flotën humanitare që shkonte në Gaz...
Bajrami: Kurti e ka gojën plot zhvillim e lulëzim ekonomik, ...
Haxhiu për konkursin për Kryeprokuror: Procesi të jetë larg ...
“Mbi 7000 euro për një reklamë” – Elijona ...
Kusari-Lila: Kosova po ndërton sistem të besueshëm të metrol...
Sulmet kibernetike ndaj Osmanit e Abdixhikut, LDK-ja i drejt...