Vetura godet motoçiklistin në rrugën “Qamil Hoxha”

18:00 | 20 Korrik 2015
M. A.

Në rrugën “Qamil Hoxha”, afër Ministrisë së Kulturës në Prishtinë, ka ndodhur një aksident ndërmjet një veture të tipit “Shkoda” e kompanisë së sigurimeve “Illyria” dhe një motoçiklisti.

Drejtuesi i motoçiklistit ka marr lëndime të lehta trupore, ndërsa atij i doli në ndihmë edhe ekipi i emergjencës për trajtim të mëtutjeshëm në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës(QKUK).

Aksidenti ka ndodhur sot rreth orës 14 e 30 minuta.

Disa prej qytetarëve që kishin qenë dëshmitarë, thanë se vetura në fjalë ishte me shpejtësi të lartë. Sipas dëshmitarëve drejtuesi i motoçikletës ka marrë një lëndim të lehtë në këmbë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe Policia.

Ndryshe, veturat e kësaj kompanie gjithmonë ndalojnë në mes të rrugës, e që vështirësojnë kalimin edhe të qytetarëve edhe të qarkullimit të veturave, të objekteve përreth.

Shpërndaje në rrjete sociale