Vetura godet këmbësorin në Arllat, Policia jep detaje

21:35 | 14 Janar 2022

Një këmbësore ka mbetur i lënduar pas goditjes që ka marrë nga një veturë në fshatin Arllat të Drenasit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi tha për arbresh.info se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:20.

Sipas tij , këmbësori është dërguar për tretman mjekësor.

“Në ora 19:20, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, në fshatin Arllat. Në aksident është përfshirë një veturë e cila ka goditur një këmbësor. Këmbësori i lënduar është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi ai.

Krasniqi shtoi tutje se njësitet përkatëse policore janë marrë me rastin./arbresh.info/

Lajmet më të lexuara