Dogana e Kosovës ka gjetur një veturë e cila ishte raportuar e vjedhur në një shtet evropian.
Sipas njoftimit të Doganës ajo është gjetur ndalur në Prishtinë dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është vërtetuar se vetura është lajmëruar si e vjedhur.
“Njësitet e Doganës së Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive ilegale kanë organizuar ndalesa rrugore në Prishtinë. Gjatë kontrolleve është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa te huaja dhe pas verifikimit fillestar ka rezultuar se kjo veture është lajmëruar si e vjedhur në nje shtet Evropian. Më pastaj ne bashkëpunim në Policinë e Kosovës është vërtetuar se kjo veturë është e lajmëruar si e vjedhur dhe kërkohet nga organet e drejtësisë. Rasti i është dorëzuar Policisë se Kosovës për trajtim të mëtejshëm”, thuhet në komunikatë./arbresh.info.

.
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje