Një person në Kaçanik ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, raporton Policia e Kosovës.
Sipas Policisë, viktima derisa ishte duke e pastruar armën e zjarrit, e ka shkrepur gabimisht dhe e ka goditur gabim, shkruan Arbresh.info.
Viktima është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa është konfiskuar një pistoletë dhe tre fishek e një gëzhojë.
“Kaçanik, 27.12.2023-02:00. I dyshuari mashkull kosovar ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit, pasi që i njëjti dyshohet nga pakujdesia derisa ishte duke pastruar pistoletën, i ka shkrepur dhe e ka goditur në këmbë. Viktima pasi ka marrë tretman mjekësor në QE-Ferizaj, është dërguar në QKUK dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Njësitet policore kanë konfiskuar pistoletën cal-7.62 mm e cila dyshohet se është përdorur, dhe tre fishekë e një gëzhojë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Arbresh.info
Sabotazhi i pretenduar në Serbi me pasoja të mundshme politi...
Aksident trafiku në Rixhevë të Klinës, një i lënduar
Teherani: Retorika e Trump pa efekt në hapjen e Hormuzit
Alarm te Real Madridi: gjashtë lojtarë në rrezik pezullimi p...
Aksident fatal në aksin Fier-Vlorë, humb jetën 24-vjeçari
Arrestohet braziliani në Pejë, u kap me substanca narkotike