Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK), nuk mund të largohet nga vendi pa miratimin e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit.
Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve, “Beta”, për largimin e UNMIK-ut nga Kosova nevojitet miratimi i Këshillit të sigurimit të OKB-së, ku Rusia dhe Kina e kanë të drejtën e vetos, transmeton lajmi.net.
Kjo çështje u shtrua me rastin e letrës së ambasadores së SHBA-ve në OKB, Nikki Haley.
Haley kërkonte përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Lidhur me procedurat e mëtutjeshme, të njëjtat burime thonë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nuk ka ndonjë afat kohor për përgjigje ndaj letrës së ambasadores Haley.
Një temë e tillë ka shkaktuar reagime në Prishtinë dhe Beograd.
Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se largimi i UNMIK-ut do ta vështirësonte pozitën e serbëve në Kosovë, si dhe do të ishte një cënim për situatën e sigurisë.
Ndërkaq që në Prishtinë, nga skena politike kosovare është mirëpritur një propozim i tillë i SHBA-ve.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit