Vetksident me fatalitet në Kamenicë, vdes një fëmijë 10-vjeçar

09:59 | 6 Tetor 2025
A Z

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur të dielën mbrëma në Novosellë të Kamenicës, si pasojë e të cilit ka humbur jetën një fëmijë 10-vjeçar dhe janë lënduar dy tjerë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Dyshohet se deri te aksidenti erdhi për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, ndërsa vetura ka goditur anësoret e metalit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, ka thënë se në vetëaksident ka humbur jetë një fëmijë rreth 10-vjeçar, ndërsa dy personat e lënduar janë jashtë rrezikut për jetë.

“Ju njoftojmë se më 05.10.2025 rreth 18:50, Policia e Kosovës është njoftuar se në aksin rrugor në mes të fshatit Novosellë –Karaqevë, Komuna e Kamenicë ka ndodhur një vetaksident ku një veturë BMW, ngjyrë e bardhë me targa 06, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar jashtë rrugës. Si pasojë e vetaksidentit nga lëndimet e pësuara pasagjeri-fëmijë rreth 10 vjeç, ka humbur jetën. Edhe dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime, ku kanë kërkuar ndihmë mjeksore sipas raportit jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Hashani.