Një vetëvrasje ka ndodhur pasditen e së dielës në qytetin e Gjakovës.
Një person i moshës 80-vjeçare është gjetur i varur në litar në shtëpinë e tij në qytetin e Gjakovës.
Këtë e ka konfirmuar për arbresh.info, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj, e cila shtoi se 80-vjeçari është gjetur nga familjarët e tij.
“Me datë 23.02.2020 në ora 17:05, stacioni policor Gjakovë ka marr informacion se një person mashkull/ kosovar/ shqiptar i moshës 80-vjeçare është gjetur nga familjarët e tij i varur në litar në shtëpinë e tij”, ka treguar Podrimaj-Beqiraj për lajmi.net.
Tutje ajo ka bërë të ditur se ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e tij dhe se trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal të gjitha njësitet relevante edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili së bashku me Hetimet Rajonale kanë dal në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit trupi i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore ne Prishtinë”, ka deklaruar Podrimaj-Beqiraj. /arbresh.info/
FOTO: ILUSTRIM
Shtetet e Gjirit raportojnë sulme të reja me raketa dhe dron...
Rinisin punimet në rrugën “Qamil Hoxha” në Prish...
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...