Sot, një grup i profesionistëve të rinj, u takuan me Kryetarin e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Albin Kurti, Sekretaren Organizative, Vlora Haxhimehmedi dhe Koordinatoren e Komiteteve Profesionale, Dejona Mihalin.
Këta profesionistë të rinj, arkitektë, artistë, inxhinerë, ekonomistë, gjeodetë, IT, iu bashkuan sot Lëvizjes Vetëvendojse.
Midis tjerash, Sekretarja Organizative iu uroj mirëseardhjen dhe e theksoi lidhshmërinë mes çështjeve organizative dhe dijeve profesionale.
Kryetari Kurti theksoi se një shoqëri e qëndrueshme dhe demokratike mund të bëhet vetëm me qytetarë të ndershëm dhe të dijshëm. Përmes Këshilleve profesionale, Lëvizja Vetëvendosje do të synon që të ngritë rolin e profesionistëve të rinj, pasi e ardhmja ju takon atyre, thuhet në komunikatën e VV-së
Profesionistët u ankuan për mungesën e përgjithshme të zhvillimit në Kosovë, por ku e shohin Lëvizjen Vetëvendosje si të vetmen shpresë për ndryshime progresive. Me këtë rast u zotuan që do të japin ndihmën për Lëvizjen dhe për Kosovën përmes angazhimit të tyre.
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit të Kosovës
Banorët e Rugovës protestojnë kundër vendimit për ndalimin e...
10 vjet nga anëtarësimi i Kosovës në FIFA
Kurti merr pjesë në përurimin e tri ndërtesave sociale në Pr...
Trump viziton sot Kinën për takime me Xi Jinping
NATO dhe ushtria serbe nisin stërvitje të përbashkëta ushtar...