Vetëvendosje tregon pse e bojkotuan seancën e Kuvendit

17:46 | 15 Shkurt 2016
M. A.

Nënkryetari i Prishtinës Dardan Sejdiu e ka arsyetuar mosprezencën e ekzekutivit në seancën e sotme, duke thënë se nuk janë marr vesh për caktimin e datës së mbajtjes së kësaj seance.

“Kryetari Shpend Ahmeti ka kërkuar prej kryesuesit Halim Halimi që kjo seancë të shtyhet për 18 shkurt, pasi Ahmeti gjendet në Belgjikë”, tha Sejdiu.

Krejt kjo sipas Sejdiut ka ndodhur pasi ata nuk janë marr vesh dhe se Halim Halimi nuk i ka njoftuar të gjitha grupet parlamentare që seanca është sot.

“Janë njoftuar vetëm LDK dhe PDK”, tha ai.

Shpërndaje në rrjete sociale