Vetëvendosje tregon nëse Kurti do të takoj edhe sot Mustafën

14:13 | 31 Janar 2020
A Z

Gati katër muaj po bëhen prej se LDK dhe VV po bisedojnë për marrëveshje koalicioni. Por, nuk po arrijnë që të merren vesh si të ndahen pozitat shtetërore.

E, as sot nuk pritet ndonjë takim i mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, si dhe mes liderëve të saj, Albin Kurti dhe Isa Mustafa.

Këtë lajm e ka konfirmuar zëdhënësi i VV-së Arlind Manxhuka.

“Jo nuk ka të paralajmëruar asgjë deri më tash”, ka thënë Manxhuka për arbresh.info.

Ndryshe kujtojmë se kryesia e Kuvendit të Kosovës sot ka vendosur që seanca plenare e Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës të mbahet më 3 shkurt në orën 11:00./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale