Ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari bëri të ditur se seanca për votimin e Presidentit të Republikës së Kosovës do mbahet sonte në ora 18:00, raporton arbresh.info.
Këtë e ka bërë të ditur Mimoza Kusari -Lila, pas mbledhjes së Kryesisë.
Ajo tha se Ligji për zgjedhjet dje është përmbyllur me refuzimin e votave të deputetëve.
“Dje me votimin është përmbyll çështja e votimit, me refuzimin e votave të deputetëve ai projektligj ka rënë nga shqyrtimi i mëtutjeshme nga ai format. Ne do të shohim se çfarë procedura tjera do të ndjekim për të realizuar sonte për çështjen e presidentit”, tha ajo./arbresh.info/
Ministria e Arsimit për rastin e drejtorit të dyshuar për ng...
SHBA nis tërheqjen ushtarake nga Europa, alarm në NATO
Gruda- Abrashit: Nuk po doni marrëveshje politike
“Kosovën e gjeta në bodrum nën ujë”, Çitaku – Kurtit: E ke g...
Osmani i përgjigjet Konjufcës: Ka kalur çdo kufij, gjuhë që ...
PSD sërish me aksion nesër, këtë herë para zyreve të VV-së