Vetëvendosje shpalos agjendën e javës së Lëvizjes

12:27 | 9 Qershor 2018
V. S.

Në një konferencë për media Lëvizja Vetëvendosje , ka bërë të ditur aktivitetet e javës së lëvizjes e cila do të filloj më 10 qershore.

Sekretarja organizative e VV-së, Vlora Haxhimehmedin,  tha së aktivitetet e këtyre ditëve do të lidhen më historinë e  datave

“Dita e nesërme është dita e lidhjes së Prizrenit dhe ne do të ja kushtojmë kësaj dite, të hënën është dita e anëtarësimit dhe ne do të përkujtojmë aktivistin Arbnor Dehari, e marta është dita e Vetëvendosjes  dhe dhe do të shënojmë këtë ditë, të mërkurën është dita e mërgatës , e ënjta është dita e komunës dhe do të organizojmë aktivitetet dhe të premten për shkak të Bajramit do të shënojmë ditën e solidaritetit në komunitete, e shtuna  do ti kushtohet organizimit bazë në komunitet dhe e diela në përmbyllje do të shënojmë ditëlindjen e Ukshin Hotit”.

Ndërsa Liburn Aliu, tregoj për historikun e Lidhjes së Prizrenit.

“ Nesër më 10 Qershore më rastin e 140 vjetorin të lidhjes së Prizrenit, Lëvizja Vetëvendosje do të organizoj tribunën ku do të diskutohen për të ardhmen dhe historikun e shqepëtave në këtë tribun do të merrë pjesë edhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti”.

Kjo lëvizje ka bërë të ditur se gjatë gjithë javës do të këtë aktivitete në parkun e qytetit për nderë të kësaj jave./arbrehs.info/