Shefja në detyrë e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se së shpejti pritet të mbahet seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Ajo tha se do të vazhdohet me iniciativën për ndryshime në Ligjin për Zgjedhje, pavarësisht dështimit të sotëm që të votohet në Kuvend me procedurë të përshpejtuar.
“Kushtëzimi i zgjedhjes se presidentit me kushtin që të tërhiqemi nga një iniciativë e cila garanton një të drejtë kushtetuese flet shumë më tepër për ata që e bëjnë këtë kusht se sa për neve. Ata po na tregojnë që ne na kushtëzojnë me një proces që mund të përfundojë me zgjedhje në mes të pandemisë nga e njëjta parti politike”, u shpreh ajo./arbresh.info/
Lirohet Hazir Haziri, u burgos nga autoritetet serbe në shta...
ASK: Rreth 1 mijë veteranë të luftës më shumë në skemë gjatë...
Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe ish i burgosuri politi...
Rinumërohen votat në 8 komuna
Romano jep detaje lidhur me mundësinë e vazhdimit të kontrat...
Kurti nderon Ibrahim Rugovën në 20-vjetorin e vdekjes së tij...