Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, përmes një postimi në profilin e saj në facebook ka njoftuar se grupi parlamentar i kësaj partie ka rinisur mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit Hetues Parlamentar për të hetuar dhe zbardhur veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Ajo ka shkruar se në legjislaturën e katërt i patën mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i kenë mbledhur 38 nënshkrime. Tash do t’i mbledhim 40, aq sa nevojiten.
Ky është postimi i saj i plotë:
“Grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ka rinisur sot zyrtarisht mbledhjen e nënshkrimeve për formimin e Komisionit hetues Parlamentar me qëllim të hetimit dhe zbardhjes së veprimtarisë së “Shërbimit Informativ të Kosovës”
Në këtë drejtim, do të kërkojmë mbështetjen e grupeve tjera parlamentare.
Në legjislaturën e katërt i patëm mbledhur 27 nënshkrime. Në legjislaturën e pestë i kemi mbledhur 38 nënshkrime. Tash do t’i mbledhim 40, aq sa nevojiten”, ka shkruar Haxhiu në facebook./arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...