Ditë më parë analisti amerikan Daniel Serwer, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, e ka parë me skepticizëm të ardhmen e dialogut me Serbinë, nëse Qeverinë do ta kryesonte ish-kreu i lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.
Kandidati për kryeministër Albin Kuti ka filluar të bëjë thirrje për koalicion me LDK-në për formimin e qeverisë së ardhshme, por për një analist të hershëm të zhvillimeve në Kosovë, perspektiva e një qeverie të drejtuar nga Albin Kurti mund të sillte probleme kushtetuese.
“Kosova është demokraci. Kushdo që mund të sigurojë shumicën, mund të kryesojë qeverinë, nuk kam dyshim për këtë. Do të ishte megjithatë disi e çuditshme në një farë mënyre pasi Albini përfaqëson një lëvizje, që është kundër Kushtetutës. Ajo kërkon bashkimin me Shqipërinë, ose të paktën opsionin e bashkimit me Shqipërinë, që është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës”, kishte thënë Serwer.
Ndërsa nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu tha se deklaratat e Daniel Serwerit nuk duhet të merren për bazë, pasi sovrani ka vendosur kush duhet t’i përfaqësoj ata dhe jo qytetarët të cilët jetojnë në Washington.
Daniel Serwer nuk është përfaqësues amerikan. Më së shumti çka është, është qytetar amerikan dhe në SHBA jetojnë diku 260 milionë amerikanë. Por ata nuk janë votues në Republikën e Kosovës. Vota e qytetarit ka qenë e qartë. Ata duan që Republika e Kosovës të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Sejdiu për Tribuna Channel.
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit