Lëvizja Vetëvendosje sqaron se mbi 10 mijë punëtorë janë shtuar në regjistrin shtetëror, e këtë e ka ndihmuar Pakoja Emergjente, e cila ka shtyrë kompanitë të kenë të regjistrojnë punëtorët, për të përfituar nga ndihma e shtetit.
Derisa ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi, mori reagime pas një postimi të tij, në të cilin thuhej se në Kosovë është ulur papunësia si kurrë më parë në 20 vjetët e fundit, LVV e sqaron pak më ndryshe çështjen e punësimeve.
Në një postim në faqe të LVV’së thuhet se mbi 10 mijë punëtorë që nuk kanë qenë më parë në regjistrin shtetëror, tash janë regjistruar nga kompanitë, për shkak të përfitimit nga Pakoja Emergjente e hartuar nga Qeveria, për ndihmë në kohën e pandemisë.
“Për një muaj e pak ditë, u regjistruan 10.597 punëtorë të cilët nuk figuronin më parë në regjistrin shtetëror. Ky numër mund të rritet në ditët e ardhshme, pasi përmes regjistrimit bizneset dhe punëtorët përfitojnë nga masat e pakos emergjente që qeveria ka miratuar për t’i bërë ballë pandemisë COVID-19”, thuhet në njoftimin e Vetëvendosjes.
Sipas Vetëvendosjes, çdo punëtor i regjistruar, përfiton kontratë të paktën 1 vjeçare, secilit punëtor i paguhen kontributët personale.
Po ashtu në një njoftim të ilustruar të LVV’së thuhet se punëtorët tash do të kenë më të lehtë t’i raportojnë shkeljen e të drejtave, pasi kanë kontrata. Një tjetër e mirë, sipas LVV’së, është edhe lehtësia për të marrë kredi.

E dhimbshme: Ky është 38-vjeçari që mbeti i vrarë nga të sht...
Gjendet pa shenja jete një burrë në Pejë
Çmimi i naftës arrin në 105 dollarë për fuçi
34 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Barcelona e Hansi Flick afër ta thyejë një rekord të vjetër ...
Dubai rifillon `gradualisht` trafikun ajror pas incidentit m...