Në Shkollën Fillore “Asim Vokshi” në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë, kanë mbledhur qytetarët e ksaj ane, kandidatët për deputet nga qendra e Prishtinës Arben Vitia, Nora Kelmendi, Eman Rrahmani, Fitim Uka dhe Mefail Bajqinovci veç këtyre në këtë tubim për ti mbështetur kolegët e tij janë edhe kandidatët për deputet Shpejtim Bulliqi dhe Leonora Shabani Bajraktari.
Mefail Bajqinovci, me profesion gazetar i ka shpalosë disa pika të programit qeverisës, duke i adresuar problemet nga kjo lagje ku edhe jeton.
Sipas Bajqinocit rruga është e ngarkuar nuk ka bërë asgjë as policia e as komuna, shqetësimin tjetër për lagjen e vet e ka edhe ikjen e rinisë.

Po ashtu ai tha Kodra eTrimave ka dhënë shume kontribut në vitet e 90-ta, ku pushteti e la lagjen më të pa urbanizuar.
“Si deputet i ardhshëm do të përkujdesëm ashtu si gazetarë kom qenë do të përkujdesëm për zgjidhjen e problemeve”.
“Bandave kriminale po ju vjen fundi”, tha Bajqinovci.
Ndërsa kandidati Fitim Uka thekson se jo rastësisht kjo lagje mban emrin Kodra e Trimave dhe me këtë ne po i nisim tubimet mobilizuese.
“Në fillim të luftës krismat e para janë dëgju në Kodrën e Trimave andaj unë besoj se më 6 tetor kjo lagje do i jep fund kësaj keq qeverisje”, tha Uka
E këshilltari komunal në Prishtinë Eman Rrahmani njëherësh kandidat për deputet bëri me dije se asnjë ndryshim nuk mund të bëhet përveç lagjes Kodra e Trimave.
“Këtu ndryshimi do te filloj ashtu siç kanë filluar shumë iniciativa.”
“Prioritet i jonë është ç’kapja e shtetit me Albinin kryeministër dhe ta kthejmë qytetin tek qytetarët”, tha Rrahmani.
Haxhiu sot takon kryetarët e komisioneve parlamentare
Mishetiq kërkon që Thaçi të shpallet i pafajshëm për të gjit...
Mbrojtja: Provat ndaj Veselit, një grumbull mbeturinash
Tërnava: Ramazani është shkolla e shpirtit – le të ref...
Mbrojtja: ZPS s’ka prova që LDK bojkotoi qeverinë e përkohsh...
NATO: Turqia, një aleat i fortë, një kontribuues i vlefshëm ...