Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar për herë të parë pas mbylljes së vendvotimeve e publikimeve të EXIT-POLL-eve nga tri kompani të ndryshme.
Përmes një postimi në Facebook, LVV-ja iu ka bërë thirrje komisionerëve e vëzhguesve të tyre që të kenë kujdes deri në numërimin e votës së fundit.
“Të dashur komisionerë, Ju mbani tani në duar të ardhmen e qytetit tuaj. Të nderuar komisionerë e vëzhgues të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, mbrojeni fitoren e qytetarëve!E vërteta qëndron te numërimi deri në votën e fundit, andaj ju bëjmë thirrje për vigjilencë. Suksese deri në fitore! Jemi me sytë nga ju!”, thuhet në postimin e tyre./Arbresh.info/
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës