Vetëvendosje mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm

07:00 | 11 Qershor 2023
A Z

Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije për mbledhjen e 51-të që nesër do të mbajë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.

Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe do të fillojë në orën 11:00.

Siç thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, mediat ftohen për ta përcjellur vetëm pjesën e parë të mbledhjes.

“Nesër me datë 11 qershor, me fillim nga ora 11:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! mban mbledhjen LI të Këshillit të Përgjithshëm.Mbledhja mbahet në sallen e ish-ASK, te Pallati i Rinisë.Ftojmë mediat ta ndjekin pjesën e parë të kësaj mbledhje!”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale